Elezi: Përmes Memorandumit me MasterCard, qytetarët do të përfitojnë identitet digjital!

Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet një nga vendet e para në botë ku e gjithë popullata do të ketë mundësinë e identitetit digjital. Qeveria ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me MasterCard

Marketing

“Në praktikë, kjo do të thotë që duke hapur një aplikacion në pajisjen tuaj mobile, së pari skanoni ID, kartën e identitetit ose pasaportën tuaj. Në atë mënyrë, të dhënat kontrollohen me kamera në pajisjen celulare ndizet dhe kontrollon se a është person fizik. Ky hap verifikon imazhin në dokumentin personal dhe pajisja ju identifikon. Kjo do të thotë që nuk do të keni më nevojë të përdorni shenja, dokumente në letër ose prani fizike që institucioni të ju identifikojë”, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Theksohet se Memorandumi për përdoruesit e portalit të shërbimeve elektronike parashikon 5 marrëveshje falas për 150.000 përdoruesit e parë të shërbimeve elektronike gjatë 12 muajve të parë pas fillimit zyrtar të planit të veprimit. E për këtë MasterCard ndan 3 milion euro.

Në disa vende, identiteti digjital është plotësisht i konsoliduar dhe zbatohet në jetën e përditshme me qëllimin e lehtësimit të të gjitha procedurave, tha mes tjerave zëvendësministrja Elezi.

“Lejon që qytetarët të votojnë, të blejnë bileta të transportit publik, të enkriptojnë, të rinovojnë pasaportat, të përdorin të dhënat e tyre mjekësore, të firmosin dokumente dhe të kryejnë pothuajse çdo lloj shërbimi online, kudo dhe në çdo kohë, duke lejuar përdoruesit të kenë të dhënat e tyre”, thotë Elezi, duke shtuar se Estonia, e cila ka prezantuar një sistem identifikimi digjital të bazuar në regjistrin kombëtar që nga viti 2002, është shembulli më përfaqësues përmes dokumentit kombëtar të identitetit digjital, përmes të cilit digjitalizohen të gjitha shërbimet por nuk mund të martoheni, të divorcoheni dhe të blini pronë përmes shërbimeve digjitale.

Zëvendësministrja e financave Elezi thotë se memorandumin me MasterCard e sheh atë duke e afruar vendin më pranë Transformimit Dixhital që është kyç për promovimin e rritjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit të biznesit, rritjen e efikasitetit të shërbimit publik, uljen e kostove pasiqë nuk do jetë barrë administrative për qytetarët dhe bizneset.

“Duke u nisur nga ky vend, ne kemi mundësinë për të ndërtuar një qendër digjitale të inovacionit duke prezantuar identitetin digjital dhe shërbimet e besueshme që pranohen në nivel lokal, rajonal dhe global. Ne planifikojmë të lëvizim shpejt dhe ta bëjmë atë të ardhme një realitet në vitin 2020. Dhe ne do ta bëjmë atë në mënyrën e duhur, në një mënyrë që të sigurojmë që njerëzit të kenë një mënyrë efektive dhe të besueshme të bashkëveprimit me shërbimet digjitale, me përdoruesin që të ketë kontrollin mbi të dhënat e tij me sigurinë, privatësinë dhe besimin. Mendojmë se shërbimet fillestare do të jenë po aq të thjeshta sa përmirësimi i procesit të verifikimit të identitetit tuaj kur hapni një llogari bankare digjitale ose në internet. Ose, duke verifikuar identitetin tuaj për të blerë një kartë SIM të re të parapagimit ose postpagesës, ose për të bashkëvepruar me e-qeverisjen”, sqason mes tjerave Elezi.

Memorandumi nuk nënkupton ekskluzivitetin e MasterCard, por përkundrazi, Memorandumi prezanton teknologji të re për njohjen e qytetarëve, e cila kërkon zbatimin e teknologjisë së ngjashme me lëshuesit e tjerë të certifikatave elektronike në mënyrë që të përmirësojë kulturën digjitale mes qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve. Me nënshkrimin e këtij Memorandumi po shënohet fillimi i një seri aktivitetesh që do të duhet të kryhen nga MasterCard dhe administrata shtetërore.

Marketing