Elezi: Rritet interesimi për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”

Projekti “Blej shtëpi blej banesë” me kushte të reja mbështetet nga Oda e ndërtimtarisë së RMV-se të cilët vlerësojnë se në këtë mënyrë mbështetet sektori I ndërtimtarisë dhe ndikohet në zhvillimin ekonomik të vendit.

Me hyrjen në fuqi të projektit interesi për blerje të banesave të reja është rritur ndërsa shkak për këtë janë ulja e normave të interesit si dhe subvencionimi shtesë për çdo këst mujor që jepet për fëmijë të posalindur ose të adaptuar, theksoi me këtë rast Ministrja në detyrë e Financave Shyret Elezi.

“Kushtet janë përmirësuar më shumë në pjesën e blerjes së banesave, ku edhe interesi i të rinjve është më i madh. Të rinjët deri në 35 vjet nga shteti në përputhshmëri me kushtet e reja marrin 70 për qind të subvencioneve të këstit në 5 vitet e para të pagesës së kredisë ndërsa ata të cilët kanë nevojë të ndihmohen në pjesëmarrje do të ndihmohen në atë pjesë nga shteti gjithashtu me 70 %” – tha ministrja në detyrë e Financave, Shiret Elezi.

“Krahas përfitimeve tjera ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e vendeve rurale, komunave ku cmimi I ndërtimit të objekteve të mëdha në metër katrorë është shumë më I ulët në krahasim me rajonet qëndrore apo qytetet.” – deklaroi Drejtori i Odës së Ndërtimtarisë, Ivica Jakimovski.

Nga Oda e Ndërtimtarisë së RMV-së në pres konferencën e sotme të LOEM theksuan se kjo do të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e shumë degëve ekonomike të vendit si dhe investimin e drejtpërdrejtë për zhvillimin rural si dhe të Komunave. TVM2