Elezi takon delegacionin nga sektori buxhetor i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-ve

Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi sot ka realizuar takim me delegacionin nga sektori buxhetor i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së, znj. Shalanda Jang dhe znj. Kristi Xh. Antoni.

Marketing

Në takim me drejtoreshën e Sektorit të komisionit për buxhet në shërbimin e Dhomës së përfaqësuesve të SHBA Shalanda Jand dhe udhëheqësen e Sektorit për planifikim të buxhetit Kristi Xh. Antoni është shkëmbyer përvoja për punën e buxhetit në të dy sistemet.

Zëvendës ministrja për financa Elezi i ka informuar për reformat të cilat bëhen në kuadër të programit për menaxhim me reforma në financat publike, të cilat bëhen me qëllim për përforcimin e sistemit të financave publike në vend.