Elezi: Të ardhurat nga TVSH-ja janë rritur për 18.3 për qind, priten rezultate edhe më të mira

Rritje të pagesës së të ardhurave në buxhet në muajin korrik ka për 7,4 për qind, ndërsa pjesa më e madhe nga kjo është nga rritja tek Tatimi i vlerës së shtuar prej 18.3 për qind, kumtoi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, e cila pret edhe në muajt në vijim të ketë pagesë të TVSH-së.

Marketing

“Pagesa e TVSH-së nga fillimi i korrikut e deri më tani arrin 75 milionë euro. Kjo është rritje prej 18.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Pagesa e përmirësuar e TVSH-së, së bashku me pagesën e shkëlqyeshme të tatimit personal ku ka rritje mbi 14 për qind, të akcizave për 33 për qind, si dhe të kontributeve për 11,3 për qind, kontribuojnë pagesë të të ardhurave të përgjithshme në korrik të jetë më e lartë për 16 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Me këtë, nga fillimi i vitit e deri më tani të ardhurat në arkën shtetërore janë rritur për 7,4 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, deklaroi Elezi në prezantimin e sotëm të masës “TVSH-ja ime” në Shkup.

Ajo informoi se në konkludim me ditën e sotme janë skenuar shtatë milionë llogari fiskale, qarkullimi i realizuar është mbi 3,5 miliardë denarë, ndërsa TVSH-ja e llogaritur është në vlerë prej 381,8 milionë denarë, ndërsa kthimi ndaj qytetarëve është 57,27 milionë denarë.

Zëvendësministrja theksoi edhe se numri i llogarive të anuluara është ulur për 15 për qind në këtë periudhë, ndërsa dyfish është rritur numri i paraqitjeve për moshënien e llogarive fiskale në krahasim me vitin e kaluar.

Ajo theksoi se siç do të rritet numri i llogarive të anuluara, pritet që pagesa e TVSH-së të realizojë rezultate edhe më të mira, si dhe të ndikojë në pagesën e përgjithshme të të ardhurave në arkën shtetërore.

Aplikacionin e kanë marrë mbi 143 mijë qytetarë, ndërsa nga DAP theksojnë se me qëllim që të arrihet funksionalitet edhe më i madh kjo i nënshtrohet ndryshimeve.

“Pasi gjatë shfrytëzimit të aplikacionit, shfrytëzuesit jo rregullisht i ndërmarrin versionet e reja, Drejtoria për të ardhura publike shfrytëzuesve u dërgon mesazh me udhëzime për azhurnim të versionit të ri. Duke i marrë parasysh sugjerime e shfrytëzuesve, në versionin e ri ka avancim teknik lidhur me skenimin e llogarive fiskale”, theksojnë nga DAP dhe shtojnë se sistemi “TVSH-ja ime” funksion pa pengesa dhe azhurnimi i aplikacionit nuk ndikon në llogaritë fiskale që qytetarët deri më tani i kanë skenuar.

Sipas zëvendësministres me qëllimin e masës është që të ulet evazioni tatimor, që, siç tha, është edhe një prej kërkesave më të mëdha të odave ekonomike dhe mbështetje të bashkësisë së biznesit, ndërsa nga ana tjetër qytetarët të cilët janë partnerë strategjikë të Qeverisë në projekt të motivohen dhe me këtë të përfitojnë edhe mjete mbrapa.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën për më shumë mjete për PP-në, Elezi tha se ligji është në fazë të negociimit dhe me siguri se në periudhën në vijim, pasi kemi pagesë të rritur të tatimeve dhe të të gjitha vendimeve të reja ligjore duhet të shndërrohen në planifikime në buxhet në pajtim me mundësitë.

Marketing