Elezi: TVSH-ja ime, shpërbleu sot 15 qytetarët e parë me nga 100 mijë denarë!

15 qytetarë më me fat që skanuan llogari fiskale nga 15 dhjetor deri më 31 dhjetor, morën sot nga 100.000 denarë, në raundin e parë të tërheqjes për çmimin TVSHjaime ku morën pjesë 132.261 qytetarë, të cilët kanë skanuar gjithsej 5.398.855 llogari fiskale, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Marketing

Pas fillimit të TVSHjaime, numri i llogarive të skanuara dhe TVSH-ja e mbledhur u rrit në muajin dhjetor në krahasim me mesataren e muajit të kaluar nga korriku deri në nëntor. Për shembull, në dhjetor, numri i llogarive të skanuara është 53% më i lartë se mesatarja e muajit të kaluar, ndërsa TVSH e mbledhur nga llogaritë fiskale është 59% më e lartë, vlerëson Elezi.

Shumica e llogarive në nivel ditor janë skanuan më 31 Dhjetor ose 559.417. Ky është dyfishi i skanimit mesatar ditor të llogarive, që nga 1 korriku i vitit 2019. Një ditë para natës së Vitit të Ri, qarkullimi arriti në 311.715.569 denarë ose më shumë se 5 milion euro, për të cilat TVSHja ishte mbledhur në vlerë mbi 530 mijë euro. Vetëm për llogaritë e skanuara një ditë para Vitit të Ri, qytetarët do të marrin një rimbursim të TVSH-së prej 15 përqind nga 80.000 euro, thotë kështu zëvendës ministrja Elezi.

Qytetarët pjesëmarrës në lojën shpërblyese TVSHjaime jo vetëm që kanë mundësinë për të fituar një nga 3.852 çmimet e parave të gatshme që arrijnë në gjysmë milioni euro, ata gjithashtu marrin një rimbursim të TVSH-së çdo tre muaj dhe më e rëndësishmja po kontribojnë në luftën kundër ekonomisë gri.