Elezi: Vazhdon bashkëpunimi me Holandën, në sferën e Sistemit efektiv të financave publike!

Shkëmbimi i përvojave të ndryshme mes Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Mbretërisë së Holandës vazhdon edhe për dy vitet e ardhshme, me qëllim të krijimit të një sistemi më të mirë të financave publike në vend. Këtë e ka theksuar edhe ministri holandez i financave Wopke Hoekstra, mesazh të cilin e ka paraqitur përmes ambasadorit holandez në vend Dirk Jan Kop i cili ka qëndruar për vizitë në ministrinë e financave.

Marketing

Sipas Memorandumit të nënshkruar, të dy ministritë do të bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të njohurive, përvojës dhe informacionit mbi politikat që po zbatohen. Janë paraparë programe të trajnimit, vizitat studimore, punëtori, etj. Bashkëpunimi dhe transferimi i njohurive do të kontribuojë në ndërtimin e kapitalit njerëzor, si dhe në tërheqjen e informacionit nga përvojat e të tjerëve në ndërtimin e një sistemi efektiv të financave publike.

Zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi thekson se Hollanda është mbështetëse shumë e madhe e reformave të financave publike në vendin tonë ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh midis dy ministrive ka filluar që në vitin 2017.

Ndryshe, Hollanda është një partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë Veriore në reformat e zhvillimit në të gjitha fushat. Që nga pavarësia e vendit e deri më tani, Hollanda ka siguruar mbi 200 milion euro mbështetje në projekte të ndryshme që janë realizuar dhe realizohen edhe sot e kësaj dite.