Elezi: Zhvillimi në nivel lokal është parakusht për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike

Përmes përforcimit të kapaciteteve të këshillave komunale nëpërmjet projektit që e përpilon Ministria e Financave me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, UNDP dhe Agjencinë zvicerane për zhvillim jepet kontribut për përforcimin dhe zhvillimin e sistemit për financimin e komunave, posaçërisht në zhvillimin dhe përpilimin e raportit të gjysmëvjetorit dhe raportit vjetor. Këtë e tha zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi në ngjarjen publike për zbatimin e projektit në të cilin merr pjesë edhe shefi i zyrës të UNDP-së në vend Narine Sahakjan dhe ambasadorja zvicerane Sibil Tehada.

Marketing

Zëvendësministrja e Financave Elezi ka potencuar se nëse dëshirojmë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të vendit, një prej parakushteve është zhvillimi në nivel lokal.

“Komunat duhet të orientohen drejtë arritjes së dy qëllimeve – rritjen e cilësisë së jetesës të qytetarëve dhe llogaridhënien për punën. Në lidhje me qëllimin e parë – sigurimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët, Qeveria zhvillon politikë të transferimit të kompetencave të reja dhe mjeteve financiare të komunave për kryerje të suksesshëm të kompetencave të besuara. Rëndësi të madhe ka edhe të ndërtohet besim me qytetarët. Qeveria dhe Ministria e Financave ndërmarrin më shumë hapa në këtë drejtim. Kemi filluar çdo tre muaj t’i publikojmë raportet për realizimin e buxheteve të komunave, ndërsa i publikojmë edhe obligimet tjera të komunave. Në fazën e dytë të implementimit të thesarit të hapur, si mjet kryesor për transparencë, është paraparë edhe përfshirja e komunave, me të cilën do të arrihet transparencë maksimale tha Elezi dhe shtoi se vendi është lider i transparencës fiskale në rajon.

Elezi potencoi se Qeveria punon në ngritjen e kapacitetit të të ardhurave të komunave dhe në vazhdimësi u ndihmon komunave për përmbushjen e kritereve të konfirmuara në procesin e decentralizmit fiskal, të cilat gradualisht e ndërtojnë kapacitetin e saj administrativ, kuadrot dhe profesional.

“Krahasuar me vitin 2005, në të cilin filloi procesi transferimit të kompetencave dhe decentralizimi fiskal, të ardhurat e komunave janë rritur për më shumë se pesë herë. Në të njëjtën periudhë, të ardhurat e tatimeve mbi të cilat komuna ka autonomi të pagesës janë rritur për më shumë se dy herë”, theksoi zëvendësministrja e Financave.

Marketing