Elgafar Jusufi,demanton Durmishin e ‘Aleancës’

Demant ndaj akuzave të pabaza të përfaqësuesit të Aleancës për shqiptarët z.Namik Durmishi në emisionin Arti i financave në Klan Maqedoni.

Marketing

Dua të njoftoj opinionin publik se akuzat e z.Namik Durmishit nga Aleanca për shqiptarët drejtuara deri te unë si Drejtor i Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë se gjoja në institucionin ku drejtoj unë nuk ka të punësuar asnjë shqiptar, janë të pabaza. Sepse, para se gjithash në këtë institucion pas 20 viteve për herë të parë udhëheq drejtor shqiptar dhe me ardhjen time Agjencinë e gjeta me vetëm 2 të punësuar shqiptarë, ndërsa për dy vite jo të plota që e drejtoj këtë institucion numri i shqiptarve është 20,gjithkund ku gravitojnë shqiptarët, edhe atë: në Drejtorin me seli në Manastir nga asnjë i punsuar shqiptar sot janë 4 ku ndër ato edhe për herë të parë udhëheqës departamenti shqiptar, gjithashtu në njësitë rajonale të Agjencisë ka shqiptarë edhe atë në Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, por dhe në Krushevë dhe Prilep.
Duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat janë ballafaquar bujqit në të kaluarën, të punësuarit e Agjencisë kanë obligim të ju dalin në ndihmë çdonjërit që kërkon ndihmë dhe shërbim dhe këtë obligim po e kryejnë me përgjegjësi dhe shumë përkushtim, andaj me këtë demant dua të mbroj institucionin të cilin unë drejtoj, të punësuarit shqiptarë dhe punën e tyre të palodhshme, por gjithashtu të siguroj bujqit se pa marrë parasysh të pavërtetave që thuhen, ne jemi aty për ata dhe mund të na drejtohen për çdo punë që është nën ingerencat tona.
Nuk jam nga ata të cilët mirren me politika ditore për përfitime politike, por duke u bazuar nga akuzat e pabaza që i drejton opozita, shihet qartë se sukseset e BDI-së me marrjen e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë dhe Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural si dhe përkrahjen nga Sekretari shtetëror ne Ministrin e bujqësisë,dikujt qartë po i pengon!

Marketing