Eliot Engel në takim me Artan Grubin e BDI-së, mësohet çfarë u diskutua!

Gjatë vizitës së tij në Washington, deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane dhe kryetar i miqësisë parlamentare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherit edhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, realizoi takim pune në Kongresin Amerikan me Kongresmenin Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për politikë të jashtme në Kongres.
Këtë takim e ka bërë të ditur vet miku i madh i shqiptarëve Kongresmeni Engel.

Marketing

Ai e ka vlerësuar takimin me Grubin si të shkëlqyer.
Engel dhe Grubi kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në Maqedoninë e veriut dhe në rajonin e Evropës juglindore si dhe marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Washingtonit.

Grubi vlerësoi lartë miqësinë e madhe të Kongresmenit Engel me të gjitha vendet tona në rajon dhe kontributin e tij të jashtëzakontë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Grubi theksoi se suksesi jonë është i përbashkët dhe që Engel dhe SHBA-të kanë kontribut të veçantë në të arriturat tona.

Edhe në Kongres, para kreut të Komisionit për politikë të jashtme Grubi theksoi që BDI garanton pakthyeshmërinë e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.

Engel përsëriti përkrahjen amerikane për Maqedoninë e veriut dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe në përgjithësi për reformat në vend bashkë me përpjekjet e vazhdueshme për ta luftuar korrupsionin.

Grubi dhe Engel gjithashtu folën edhe dialogun Kosovë – Serbi duke nënvizuat nevojën e përmbylljes së kontestit me pajtueshmëri dypalëshe të mirën e gjithë rajonit. Engel gjithashtu shprehu dëshpërimin nga dështimi i BE-së që ti liberalizojë vizat dhe lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

Marketing