Elita Masha: Lider politik dhe shpirtëror është dhe ngel Ali Ahmeti

Elita Masha, një aktiviste nga Tetova e cila së fundi ka aderuar në BDI është përfshirë në debatin se kush e liroi Trajko Veljanovskin. Ajo shkon deri aty duke shkruar se para se të sulmohet BDI-ja, duhet të analizohet se si shqiptarët kanë qenë para 2001 dhe politika nuk bëhet me emocione në FB.

Marketing

“Para se te beni analiza, sulme dhe komente, para se te beni rolin e poltikaneve “ patriot dhe vizionar “ para se te guxoni te ngrisni lider te rinje ne emer te kauzes kombtare, para se te mendoni per opozite reale, te sinqerte, gjithsecili nga ne le te kujtoj si ishim para 2001 ? Si i ndjenim institucionet e shtetit, shtetin si teresi, perballjen tone me policin rrugor, enderrat tona studentore…( une akoma i kam te fresketa si studente e mjeksise ne Shen Kirili, e kur sot ja rrefej tim vellau ne USHT i duken si perralle e pa besuar. Si ishte ndjesia kur kalonim ne lagjet te dalluara te qytetit me vila te bukura qe natyrisht i posedonin te tjeret…” ata “ klasa udheheqese, si ishte administrata publike kur shkonim per nje leter njoftim apo pasaporte?! Si ishte parlamenti, ministrite dhe komunat….?! Si dukeshte biznesi shqiptar ( ndonje grup i vogel muratoresh, shites fruta- perime ne treg apo kontrabandiste te cigareve dhe alkoolit )Mendoni pak dhe pastaj vete konlkudoni, do te reflektoni ndonse nuk do ta thoni publikisht, s’ka rendesi, ju thelle ne vete do ta ndjeni, e dini. LIDER POLITK DHE SHPIRTEROR ESHTE DHE NGEL ALI AHMETI. Perderisa koha do te prodhoj nje pasardhes te vizionit te tij gati 5 dekadesh !
Shtetet dhe pergjegjesia politike s’behen me emocione dhe aksion ne FB, por me racionalitet, pergjegjesi dhe kompromise te vogla per qellime te medha ( thenje e AA )” ka shkruar Masha.

Marketing