Eljesa Ameti: Beso në suksesin tënd

Shkruan: Eljesa Ameti

Në jetën time gjithmonë kam sygjeruar se, përpara se ti këshilloj të tjetër, së pari të filloj prej vetvetes. Njeriu gjimonë duhet të ketë pikënisjen nga vetvetja, jo duke filluar prej të tjerëve dhe ta anashkalon vetveten e tij.

Ajo që më së shumti më intereson të dij është se sa ne personalisht e njohim vetveten? A mendojmë që të gjitha vetit që krijojmë i kemi në rregull? Është normale se jo. Askush nuk është superior. Cdo njeri ka mangësi në vetevete.

Por shumica prej nesh cdo gjë e presim nga individët tjerë. Cdo lumturi cdo sukses e cdo hap që e bejmë në jetë ,presim ndihmën e të tjerëve, presim që cdo kush të sillet në mënyrë sa më të mirë ndaj nesh,presim nga ata që të jenë sa më të pergjegjshëm ndaj nesh etj etj…

Të gjitha këto pritshmëri që i kemi janë formula e palumturise tonë.

Nga e gjithë kjo kuptojmë se ne jemi përgjegjës për cdo gjë që na ndodh. Ashtu sikur jemi të pergjegjshëm për lumturinë tonë.
Por nëse duam që të jemi sa më të suksesshëm sa më të lumtur në jetën tonë, atëherë nuk duhet të presim asgjë nga të tjerët, të bëhemi ata të cilët dinë ti menaxhojnë vetë gjërat në jetë.

Duhet të dijmë se askush nuk e ka borxh që të sillet në atë mënyrë sikur ti dëshiron,nuk e ka borxh suksesin tënd,apo lumturinë tënde.
Nëse nuk ndjehesh i lumtur në një ambient që të rrethon, atëherë largohu prej aty, mos qëndroni sikur të detyruar, sepse askujt nuk i intereson se si ndjehesh personalisht.

Çelësin e lumturisë e ke brenda vetes, asnjëherë mos lejo që ketë lumturi ta mposhtin të tjerët, duke tët bërë të pa lumtur.
Në këtë jetë cdo kush është përgjegjës i veprave të veta,mos lejo që të tjerët të vendosin në qeshtje tua.

Atëherë kur të kuptosh me të vërtetë se fati,lumturia,suksesi,puna,etj..janë vetëm në dorën tënde,atëher cdo gjë do të vijë më lehtë,do të përshtateni më mirë me ambientin që ju rrethon.

Gjithmonë njeriu në jetë duhet ta ketë parim ketë që mos të pret nga askush.

Nese do të japësh negativitet do marrësh edhe ti negativitet, por nëse do të japësh pozitivitet edhe ti do marrësh po të njejtën gjë.
Prandaj le të behemi optimist dhe jo pesimiste ndaj gjërave që na rrethojnë.

Le të bëhemi të zotët e vetvetes tonë.

Të jemi të bindur se cdo gjë që duam me cdo sakrificë dhe bindje do ta arrijmë atë.
Mos të jemi nga ata të cilët japin dorrëheqje në cdo dështim tonin.
Asnjëherë mos të harrojmë se në cdo dështim ka ngritje, dhe se në cdo ngritje një sukses.
Cdo sukses dëshiron punë,përkushtim,vendosshmëri dhe bindje.

Asnjëher nuk duhet të mendojmë se të tjerër janë më të ditur se ti,në këtë mënyrë e ulim veten dhe i ngrisim të tjerët.
Cdo kush ka aftësi të ndryshme intelektuale. Dhe se cdo kush shprehet në atë menyrë aq sa din.

Edhe nese gjatë të shprehurit të mendimeve tua në një ambient ku ndodhen persona më të ditur,asnjeherë mos hezito të shprehurit e mendimeve tua. Krijo vetebesim në vetvete,se askujt nuk duhet ti frigohemi. Edhe nëse gabojmë, është një mundësi e mirë për përmirësimin e personalitetit tonë.

Duhet të dimë mirëfilltë se për të fituar një betejë duhet që shumeherë ta luftojmë atë.
Andaj asnjëher në cdo rast të jetës tende mos u dorëzo.
Gjithmonë ndjek njerëz të cilët janë të suksesshëm, shiko rrugën e tyre drejt suksesit, syno qe dhe ti në të ardhmen të jesh një i tillë, dhe mos të mos thuash asnjëher se “nuk mundem”.

Mos e krahaso asnjëher veten tënde me të tjerët, secili njeri ka një rrugetim ndryshe nga ti.
BESO BRENDA VETES TENDE, ATY NDODHET MREKULLIA DHE FUQIA JOTE.