Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu, nën titullin “Mike”.

Duket se kjo kënga i ka pëlqyer mjaft deputetit socialist Erion Braçe. Ai e ka publikuar këtë klip në profilin e tij në Instagram dhe krahas tij ka shkruar: “Degjojeni! Degjoni liriken, zërat si melodi! Do bindeni qe ka gjera shume here me te bukura se lehjet e qenve! Dhe, nese do i ktheheni cdo qeni qe leh, do humbni gjera te tilla te bukura!”- përfundon Braçe në rrjete sociale.