Elvana Gjata thyen rekordin personal në Youtube

Suksesin e saj tashmë e ka dëshmuar me një sërë projektesh që ka lansuar deri më tani, shkruan lajmi.net

Marketing

Ajo gëzon një karrierë të bujshme profesionale, këngët e së cilës numërojnë miliona klikime në kanalin zyrtar, Youtube.

Para tri viteve Elvana lansoi projektin muzikor “Love me” në duet me Brunon, klipin e së cilës e ka realizuar me telefon.

E kjo këngë e Gjatës numëron mbi 46 milionë klikime në Youtube por që ajo theu rekordin personal me këngën e fundit “Mike” në bashkëpunim me John Shahun dhe Ledri Vulën, projekt ky me mbi 47 milionë klikime.

“Mike”, është publikuar para 4 muajve e për një kohë të shkurtër ka thyer rekord shikueshmërie. Kënga është finalizuar edhe me videoklip dhe u cilësua si hiti i vitit 2018-të.

Marketing