Elvis Naçi: Kush rri në shtëpi ka shpërblimin e dëshmorit!

Teologu i njohur shqiptarë ka një këshillë për të gjithë, në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Naçi me këtë rast ka theksuar se të qëndruarit në shtëpi në këtë kohë kur OBSH-ja ka shpallur pandemi, “fiton shpërblimin e dëshmorit”.

Marketing

“Në këtë kohë të vështirë të KoronaVirusit le t’i kthejmë sytë nga perlat Profetike.

Pejgamberi i Zotit a.s ka thënë: “S’ka ndonjë njeri, kur bie murtaja (epidemi), e ai qëndron në vendin (shtëpinë) e tij, durimtar, duke pritur shpërblimin, dhe duke e ditur se, nuk e godet asgjë pos asaj që Zoti ia ka shkruar atij, vërtet atij i takon si shpërblimi i dëshmorit.”

Kjo është kohë e njëjtë epidemie, ndaj qëndroni në shtëpi, merrni shpërblimin e Zotit, Ai shpërblen shumë. Ruani jetën e njëri-tjetrit. Zoti thotë; “Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerzimin”

Te këshillojme njëri tjetrin për vepra të mira dhe për durim, si në Suren “El Asr” ( Pasha Kohen)
Zoti ju bekoftë shqiptarët e mi, jemi bashkë e rrini të qetë se Zoti as na ka lënë as na ka braktisur…

Marketing