Emery trajner i Milan?

Unai Emery është një nga emrat tjerë që po përmendet si kandidat i mundshëm për stolin e Milan.

Marketing

Milan po shohin për një zëvendësues të Stefano Piolit, dhe tashmë në listë ka disa emra për këtë pozitë.

Ralf Ragnick do të afrohet te Milan, në pozitën e drejtorit sportiv, por ka zëra që thonë se ai do të jetë edhe trajneri.

Megjithatë, nëse Ragnick do të jetë vetëm drejtor sportiv, atëherë skuadrës i duhet edhe një trajner. Kështu, ‘Sky Sport Italia’ shkruan se Unai Emery mund të jetë një nga ta.

Shefi ekzekutiv i Milan, Ivan Gazidis, ishte njeriu që punësoi Emery tek Arsenal, gjat vitit 2018.

Dyshja mund të ribashkohen përsëri, kësaj radhe në ‘San Siro’, nën ngjyrat e Milan.

Marketing