Policia mbrëmë në orën 23.40 në rrugën rajonale Kumanovë- Sveti Nikollë, te vendi i quajtur “Iskrin most” në një automjet kë zbuluar 18 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani.

Ata kanë qenë në automjet udhëtarësh “Fiat skudo” me targa të Strumicës, pronë e Z.Z (27) nga Strumica.

Emigrantët janë dërguar në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë për procedim të mëtejmë, njofton MPB-ja. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.