Emigrantët, Greqia: Nuk shantazhohemi

Migrants stand behind a fence near the Kastanies border gate at the Greek-Turkish border, Monday, March 2, 2020. Thousands migrants massed at the Turkish-Greek border, and hundreds more crossed from the Turkish coast to nearby Greek islands in dinghies over the weekend, after Turkey declared its borders open amid a Russia-backed Syrian government offensive into Syria's northwestern Idlib province. (AP Photo/Giannis Papanikos)

Gjendja me emigrantët mbetet e tensionuar në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë. Ankaraja thotë se miliona veta mund të depërtojnë në kufijtë europianë po të mos ndahet barra e përgjegjësisë, ndërsa Athina thonë se nuk do i përulet shantazhit.

Marketing

Forcat greke të rendit vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri të lartë në kufirin me Turqinë.

Kjo e fundit pretendon se të paktën tre veta kanë humbur jetën në tentativën për të kaluar ilegalisht.

Mijëra të tjerë qëndrojnë në pritje që kur Ankaraja njoftoi tërheqjen nga marrëveshja me Brukselin për të strehuar rreth 4 miliona refugjatë në këmbim të 6 miliard euro fondeve.

Marrëveshja mendohet se e ka ulur me 97 për qind valën e emigracionit drejt Europës nga viti 2016.

Turqia mësohet se i ka kërkuar BE-së të ndajë jo vetëm përgjegjësitë financiare të krizës por edhe lëvizjen e të shpërngulurve drejt vendlindjeve, kryesisht në Siri, përndryshe miliona emigrantë mund të mësyjnë së shpejti në kufijtë europianë.

Bashkimi Europian por edhe Greqia të martën e konsideroi lëvizjen e Turqisë një formë shantazhi.

“Greqia nuk mund të shantazhohet kështu. Unë nuk do lodhem së përsërituri se kufijtë e Greqisë janë edhe kufijtë e Europës. Dyshoj që Europa e ka vonuar zgjidhjen e kësaj krize dhe ajo tani është një kambanë alarmi për të menduar ndryshe,” deklaroi kryeministri Qirjakos Micotaqis nga qyteti i Aleksandropolisit gjatë inspektimit të situatës.”

Presidentët e Komisionit Europian, të Këshillit dhe të Parlamentit Europian pritet të vizitojnë gjatë ditës Greqinë për të treguar solidaritetin e tyre.