Emigrantët sirianë ndeshen me rezistencën e ashpër të policisë greke, 2 të vrarë

Vetëm një javë pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u shpreh se do të hapë kufijtë dhe do të lejojë të gjithë emigrantët sirianë për t’u larguar nëse e dëshirojnë një gjë të tillë.

Marketing

Fill pas kësaj deklarate shumë persona u dyndën në drejtim të Evropës. Rruga më e afër për të depërtuar drejt kontinentit të vjetër ishte Greqia. Në këto kushte, shumë emigrantë tentuan për të kaluar kufirin turk dhe për t’u zhvendosur për në Greqi nga ku më pas të shpërndaheshin në vende të tjera evropiane.

Por dëshira e tyre e madhe për një jetë më të mirë dhe larg trazirave, u ndërpre nga ashpërsia dhe angazhimi i forcave greke, të cilët përdorën ndaj tyre dhunë dhe gaz lotsjellës.
Konfrontimet midis palëve ndodhën në fshatin Kasteniesa në afërsi të liqenit Evros, shumë pranë kufirit Truqi-Greqi. Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes kaotike, ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

Zyrtarët turq thanë se 2 persona u vranë kur forcat greke të sigurisë hapën zjarr ndërsa migrantët u mblodhën në kufi të mërkurën. Greqia ka mohuar pretendimet se dy Sirianë u qëlluan për vdekje ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin mbrëmë.

Marketing