Emir Hasanoviç : Maqedonia e Veriut është shtëpia e alfabetit shqip dhe sllav (VIDEO)

Emir Hasanoviç këtyre mori pjesë në Forumin Regjional të Liderëve të Rinj që u mbajt në Novi Sad të Serbisë me 22 nëntor të këtij viti, raporton Almakos.

Marketing

Hasanovic  si përfaqësues i të rinjve të Maqedonisë së Veriut përmendi qëllimet strategjike të Maqedonisë, por bisedën e tij e nisi me një element të rëndësishëm kulturoro-gjuhësor.

Ai të pranishmëve i përkujtoi 22 nëntorin si Dita e Alfabetit shqip dhe theksoi se Maqedonia është shtëpia e alfabetit shqip dhe sllav.

Emir Hasanovic i ka ndihmuar qeverisë në tema të ndryshme si ajo e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Duke e pasur parasysh përvojën e tij, ai ndërmjet tjerash theksoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në BE nuk guxon që të jetë qëllim strategjik, por zgjidhje taktike./Almakos/

Marketing