Emocionohet Tuna nga pritja në Tetovë: Ju shoh dhe ma mbushni zemrën

Altuna Sejdiu e njohur me emrin artistik, Tuna mbetet një nga artistet më të suksesshmë dhe më të kërkuar në vendin tonë.
Krahas një karriere të gjatë muzikore, Tuna ende është mjaft e angazhuar ndërsa gjatë këtij sezonin ajo është e stërngarkuar.

Marketing

Së fundi Tuna ka mbajtur një koncert në Tetovë ku edhe i është bërë një pritje e mrekullueshme teksa numri i madh i adhuruesve ë ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër këngëtaren nga Shkupi e kanë emocionuar pafund.

Përmes ‘InstaStory’ Tuna ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm.
“Ma dërguan këtë video nga Tetova e bukur. Ju falënderohem për emocionin që ma dhatë. E ndjeva dashurinë tuaj nga Sharri deri këtu, a ka ndjenjë më të bukur e të shohësh si i tërë sheshi këndon në një zë “A je tuj pa…” Ju shoh dhe ma mbushni zemrën. Të dua Tetovë”, ka shkruar Tuna.
Ndryshe, ajo ka filluar punën për projekte të reja.