Emrat e fëmijëve në bankinat e betonit në Çair, Saliu: Mesazh që të mbrojmë jetën e fëmijëve

Rruga në Çairçanje e zbrazët dhe shumë lehtë e kalueshme, jo për shkak të vendosjes së barrikadave të betonit, por për shkak të orës policore. E bankinat e betonit tanimë kanë marrë tjetër pamje. Ato janë zbukuruar me grafite ku janë të shënuara emrat e nxënësve të shkollave përreth.

Marketing

Rona, Amar, Ajan, Ridin janë disa nga emrat e fëmijëve të cilët mësojnë në shkollat përreth rrugës së Jahja Pashës të cilët janë të shënuara në bankinat e betonit të vendosura po në këtë rrugë. Nga qyteti i Shkupit thonë se bankiant e betonit janë të vendosura pikërisht për shkak të sigurisë së këtyre fëmijëve.

Kjo ide ka hasur në reagime të ndryshme nëpër rrjete sociale si pozitive poashtu edhe negative. Zëdhënësi i qytetit të Shkupit Valon Saliu thekson se të gjitha kritikat i marrin si inkurajuese, por theksoi se bankinat e betonit janë vendosur në rradhë të parë për sigurinë e fëmijëve të kësaj pjese të qytetit.

“Me këto emra duam të dërgojmë një mesazh deri te të gjithë shfrytëzuesit e komunikacionit në këtë pjesë të qytetit se duhet të jemi më të kujdesshëm gjatë voizitjes dhe duhet ti kemi parasysh të gjithë ata fëmijë që e kalojnë rrugën këtu gjatë ditës.”- tha Valon Salihu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Por grafitet e vizatuara lehtë mund të njolloset dhe të vandalizohen. Saliu theksoi se qyteti i Shkupit do të përkujdeset në mënyrë permanente, kurse ftoi që edhe qytetrët ta bëjnë të njejtën.

“Fakti që i kemi lidh pak emocionalisht me njerëzit dhe shumica e njerëzve janë prindër dhe kanë fëmijë vet, shpresoj që do të jetë një faktor që do ti shtynë njerëzit që ti ruajnë këto grafite.”- tha Salihu.

Sipas Saliut këto barrikada kanë dëshmuar se janë zgjidhja më e mirë për momentin për këtë rrugë.

Marketing