Këngëtarja Rita Ora çdo ditë e më shumë po lë gjurmë në çdo fushë që është e mundur për të. Pas këngëve, kreacioneve për marka të ndryshme të modës, punës si prezantuese tashmë ka marrë një hap të ri.

Artistja ka nisur biznesin e saj me produkte për shtëpi, Rita Ora Home e këtë e ka nisur me lansimin e “Serenity”.

Koleksioni i parë ka të bëj me produkte të shtratit dhe dizajnimin e tyre, e për këtë është treguar mjaft entuziaste me promovimin e saj.

Koleksioni i saj përmban disa dizajne të ndryshme dhe dy nga ato ajo i ka emëruar më emrat e kryeqyteteve shqiptare – Tirana dhe Prishtina.