Seleksionuesi i Francës, Didier Deschamps, do të ketë një stacion metroje me emrin e tij pas triumfit në botërorin “Rusia 2018”, kurse stacioni me emrin e poetit Victor Hugo, tash e tutje do të njihet edhe me atë të portierit dhe kapitenit të francezëve, Hugo Lloris.

Stacioni do të emërtohet “Victor Hugo Lloris”. Pra Victor Hugo për poetin e ndjerë dhe Hugo Lloris për portierin e Francës, shkruan Reuters.

Edhe Londra ka nderuar seleksionuesin e Anglisë, duke e riemërtuar një stacion metroje, pasi ekipi i tij, përfundoi në pozitën e katërt në Rusi.

Për dallim prej Londrës që ka riemërtuar vetëm një stacion metroje, autoritetet e këtij transporti në Paris kanë bërë gjashtë riemërtime për të nderuar heronjtë e Francës që fituan titullin e dytë të botës. Të parin Franca e kishte fituar para 20 vjetëve.