Emri, a do të ketë nevojë për ribrendim të turizmit?

Punëtorët turistik shpresojnë se pas ndryshimit të mundshëm të emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, nuk do të ketë nevojë të ribrendohet turizmi vendas. Edhe pse shumica kanë frikë se emri i ri mund të kërkojë një brendim të ri dhe prodhimin e materialeve të reja promovuese.

Marketing

Maqedonia si destinacion turistik do të ekzistojë. Vendi është ai, destinacioni është i njëjtë. Vendet turistike janë po ashtu të njëjtat. Ne vetëm mund ta rrisim numrin e vendeve turistike dhe mënyrat e prezantimit të vendeve turistike. Sa i përket ribrendimit, nuk e shikoj ndonjë rrezik të tillë- thotl Vllado Suklovski – punëtor turistik.

Nuk ka nevojë të ribrendohet, sepse jemi të brenduar. Kjo shkon në rajon, shkon se Ohri është brend. Kjo do të thotë që Shkupi është një brend, kjo do të thotë se Matka është brend- thotë Naume Marinoski-profesor i turizmit.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Turizmit, Ljupço Janevski, tha se për vitin 2019 tashmë është shtypur materiali promovues, si Republika e Maqedonisë.

Megjithatë, sipas tij, nëse ka ndryshim të emrit, nuk do të ketë nevojë për më shumë mjete, për të shtypur material të ri promovues, pasi shumica e promovimit do të bëhet përmes internetit. Sipas udhërrëfyesve turistikë nëse marrëveshja me Greqinë hyn në fuqi dhe nëse fillojnë me rishikimin e historisë, ata mund të përballen me situata të pakëndshme, kur duhet ta përfaqësojnë të kaluarën historike.

Marketing