Enca Haxhia dhe Don Phenom sapo kanë publikuar videoklipin e këngës “Kujt po i han”.

Pritjes së fansave të dyshes tashmë i erdhi fundi, ngase dy artistët e tyre të pëlqyer publikuan videoklipin e paralajmëruar.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Enca dhe Don Phenom, për melodinë është përkujdesur Enca, kurse videon e ka realizuar “ProVideo”.

Në klipin e kësaj kënge, këngëtarja vjen si çdo herë atraktive, duke i vënë në pah format bombastike trupore.

Dëgjoni këngën “Kujt po i han” kënduar nga Enca Haxhia dhe Don Phenom.

Artikulli paraprakTuna dhe Seven Saraçi vijnë me “Maria”, skena të ‘nxehta’ në klip (video)
Artikulli tjetërBleona Qereti sjell videoklipin “Monster” (video)