Enca ka një mesazh për kolegët

Enca tregon se çka e dallon atë nga artistët e tjerë

Marketing

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia dje publikoi këngën më të re, të titulluar “Kujt po i han”.

Kënga është në bashkëpunim me rep artistin e njohur Don Phenom, e cila është publikuar edhe me videoklip.

Në mediat rozë u përfol për ofendimet që Noizy ia kishte drejtuar këngëtares pasi ishte publikuar kënga “Kujt po i han”. Noizy kishte postuar disa fotografi të kafshëve afër mikrofonit mirëpo më vonë këto postime u fshinë nga artisti.

Enca sot ka reaguar me një postim të bërë në rrjetin social Instagram, duke shpërndarë një pjesë të këngës  “ Ca i mesoj une fansave te mi : Never give up, puno gjithmone,stand up for yourself & be positive.
Ca i msoni ju: dhune, ofendime & how to be a negative bitch online
Kjo eshte DiferENCA 🧠”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos.

Kështu, duke lënë të nënkuptohet që këto fjalë ia ka drejtuar Noizyt që dikur këndonin së bashku.

Kënga deri më tani ka marrë mbi 500 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media

Marketing