Ende asnjë pacient në Spitalin modular, qeveria vendos të martën për masat e reja

Teksa kapaciteti i Klinikës Infektive është pothuajse i mbushur, ende nuk ka asnjë pacient të paraqitur në spitalin modular që gjendet afër Klinikës Infektive. Spitali është tërësisht i përgatitur nëse ka nevojë menjëherë të hospitalizohen pacientët e parë të sëmurë nga Covid-19.
Ky spital ka 72 shtretër dhe është vendosur në afërsi të ndërtesë së klinikës. Vazhdojnë të arrijnë edhe ndihmat mjekësore nga BE për vendin tonë. 130.000 maska dhe veshje mbrojtëse do të dërgojë Komisioni Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. BE thotë se ka krijuar rezervat e përbashkëta për të ndihmuar vendet që përballen me mungesa të këtyre mjeteve për përballje me Covid 19.
Të martën ndërkohë, qeveria do të duhet të vendosë se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive do të pranojë, e cilat do t’i refuzojë. Masat e propozuara janë: mbajtja e obliguar e maskës edhe në hapësira të hapura, ndalesë për grumbullime në ambiente publike  pas orës 22 dhe kufizim deri në 4 persona i mysafirëve që mund të pranoni në shtëpi. Nga qeveria tashmë kanë bërë të ditur se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet, mund të sillet sërish vendim për vendosjen e karantinës në pjesë të caktuara të vendit.
Marketing