Ende asnjë zgjidhje për ankesat e pazarxhinjve

Familja Petrushevski, për 55 vite me radhë kafshatën e gojës e siguron duke shitur në këtë tezgë në “Bit Pazarin” e Shkupit. Produktet bujqësore që i gjetëm në tezgën e Pece Petrushevskit, ai vet i kultivon në tokën familjare.

Marketing

Me shumë mund dhe punë, ai shton se para 15 viteve ka ndërtuar edhe shtëpi ndërsa tani mezi po i paguan faturat. Ligji i ri dhe licencat as nuk do ta rregullojnë problemin në tregje e as që do ta shtojnë punën, shprehet ai.

Ju them se tregu nuk është si dikur, dyqanet e mëdha na kanë marrë blerësit, merimangat i marrin automjetet, nuk ka kushte. Populli s’ka para, çmimet janë po ato para 30 viteve. Sërish do të dalim në grevë, këtë herë më e ashpër do të jetë, na ka ardhur në maje të hundës”- tha Pece Petrushevski- shitës.

Nga Oda Ekonomike e cila i përfaqëson qiraxhinjtë e tezgave vlerësojnë se nevojitet zgjidhje ligjore që do ta rregullojë statusin e shitësve. Por, nëse pensionistët dhe të tjerët nuk kanë të drejtë të punojnë në tregje, do të ulej numri i shitësve për rreth 50%.

Duhet të gjendet model dhe formë, të gjithë ata që tani shesin nëpër tregje të ekzistojë kornizë ligjore dhe të futen në sistem, ata do të jenë lëndë e tatimimit, do të paguajnë kontribute të caktuara ndaj shtetit dhe të mbeten edhe më tej nëpër tregje. Largimi i tyre do të nënkuptonte tatime më të ulëta ndaj DAP, pasi të gjithë qiraxhinjtë paguajnë në nivel mujor dhe vjetor tatim në bazë të qirasë së tezgës”- pohoi Daniella Mihajllova- Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Oda e Tregtarëve e cila me Ligjin e ri vetëm ajo mund të ndajë licenca pune dhe të japë tezga me qira, shprehen se zgjidhja është e mirë pasi edhe më tej nuk do të duhet të regjistrohen shitësit në Regjistrin Qendror. Për shitësit gjithashtu parashikohet sigurim shëndetësor dhe pensional që në nivel mujor do t’i kushtojë shitësit nga 2000 denarë. Shitësit në shenjë revolte para tre ditëve dolën në protestë dhe nga deputetët kërkuan që të tërhiqet Ligji për Tregjet e Gjelbra. Deri më tani as të përzgjedhurit e popullit e as Qeveria nuk dolën me qëndrim konkret nëse do të ketë korrigjime në ligj.

Marketing