Ende ka epidemi të Fruthit, nga shtatori në çerdhe vetëm fëmijët e vaksinuar

Vaksina e patjetërsueshme për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe shkollë mbetet edhe përkundër asaj që epidemia po humb në fuqi. Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, thotë se përsëri nga shtatori nuk do të lejohet regjistrimi i fëmijëve pa e pasur të rregulluar kartonin e vaksinave. Nëse në të nuk është e shkruar se fëmija e ka marrë MPR vaksinën, nuk do të mund të shkojë në çerdhe, pa marrë parasysh nëse është regjistruar para epidemisë ose nga fillimi do të duhet të regjistrohet. Fundi i epidemisë do të jetë atëherë kur për dy javë nuk do të ketë asnjë të infektuar.

Marketing

“Nuk janë bërë ndryshime ligjore. Ne si Qeveri jemi konzistent në respektimin e ligjit që deri më sot parashohin që fëmijët e pa-vaksinuar nuk duhet të shkojnë në shkollë dhe çerdhe. Pse?! E mira individuale nuk mund të jetë para të mirës kolektive, që të mund të mbrojmë të gjithë fëmijët, është e rëndësishme që të gjithë fëmijët të jenë të vaksinuar. Kjo është praktikë botërore dhe vlerësoj se e njëjta duhet të vazhdohet. Ne si Qeveri i respektojmë ligjet që janë sjellë para shumë viteve.

Kjo do të thotë se nga shtatori. . .Po, vazhdojnë regjistrimet dhe duhet të dorëzojnë status vaksinal, se janë të vaksinuar dhe do të pranohen nëpër çerdhe”, theksoi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Marketing