Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë futbolli në Maqedoni

Drejtuesit Federatës Futbollistike të Maqedonisë, ende nuk e dinë se kur mund të fillojmë me futbollin vendor, duke potencuar se vendimi final do të duhet të sillet në përputhshmeri me rekomandimet dhe vendimet e Ministrisë për Shëndetësi dhe ministrit Venko Filipçe, për sigurimin e koordinimin e plotë në lidhje me parandalimin e pandemisë “Covid 19”.

Marketing

Sipas drejtuesve të UEFA-s, plani është që të zhvillohet sezoni i ndërprerë dhe ky plan duhet të jetë gati deri më 25 maj.

“Vendimi për zhvillmin e ndeshjeve do të merret në përputhshmëri me organet kompetente. FFM është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, por edhe UEFA-n, dhe vendimi final do të merret në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo na ka informuar se në këtë momente, duke marë parasysh situatën epidemiologjike në vend, nuk janë në mundësi që të sigurojnë afat kohor për zhvillimin e ndeshjeve të sezonit të ndërprerë 2019/20,” thuhet në kumtesën e FFM-së.

Në kohën e ndërprerjes së sezonit, Vardari ishte në vendin e parë me 10 pikë më shumë se Sileksi dhe 11 se Shkëndija.

Marketing