Me shfaqen e mbrëmshme “Ëndrra e shtatë studentëve”, Festivali i Teatrit Shqiptar në Maqedoni gradualisht merr fizionominë e një festivali të suksesshëm dhe me perspektivë, sepse shfaqja e studentëve të sapodiplomuar të Universitetit të Tetovës me regji të realizuar nga Qëndrim Riani, artit të dramaturgjisë i shtohen kuadrot e rinj.

Duartrokitjet e shumta dhe të qeshurat e vazhdueshme të publikut, ishin vlerësimi më i mirë për cilësinë e komedisë dhe talentin e aktorëve të rinj profesionistë: Ajshe Useini, Abduallah Osmani, Sabina Memishi, Taulant Destani, Faton Ibrahimi dhe Shpresa Hashimi.

Në natën e gjashtë të Festivalit Teatri Shqiptar në Maqedoni shkallëve të podiumit do të ngjitet teatri i Gjilanit me pjesën “I vetëm në banesë” të autorit, Avni Shkodra, me regji të realizuar nga Natyra Kallaba.