ËNDRRA U REALIZUA!

Marrëveshja midis BDI-së dhe LSDM-së u arrit në një moment shumë të rëndësishëm për vendin që po përballet me pandeminë por edhe me proceset Eurointegruese që duhet të vazhdojnë me një BDI si asnjë parti tjetër më pro evropiane dhe pro amerikane .Nëse vendi është këtu , në këto pozicione të forta përfshirë edhe anëtarësimin në NATO, ka një parti e cila i merr meritat e plota dhe ajo është BDI si një aleat i përhershëm perëndimorë shkruan TetovaSot .
Sipas marrëveshjes, qeveria do të drejtohet edhe nga një shqiptar në fund të mandatit, në 100 ditët e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.Shqiptarët do ta kenë një njeri në kreun e Qeverisë .Kjo është ëndrra e realizuar e gjithë atyre njerëzve që kanë pritur këto momente të paimagjinueshme .Ky është ideali i pastër i njeriut që prej kaq kohësh lufton për kauzën e madhe shqiptare duke filluar nga koha e ilegalitetit, lufta e 2001-shit dhe deri tek fitoret e mëdha politike që kanë kthyer dinjitetin e humbur të shqiptarëve .Ky është Ali Ahmeti ,fjalëpak , por njeriu i rezistencës.

Marketing

Për shqiptarët kjo marrëveshje është historike , është një ëndërr që realizohet për gjithë ato breza që martirësh ,dëshmorësh dhe për ëndrrën e madhe shqiptare që ata do ta kenë tashmë kryeministrin e parë shqiptar dhe jo vetëm .Do ta kenë këtë funksion të lartë që me aq rezistencë dhe këmbëngulje e kërkoi parreshtur arqitekti i këtij procesi të madh Ali Ahmeti.Shqiptarët do ta kenë kreun e ekzekutivit , atë që partitë tjera shqiptare dështën ta ndalnin me cdo çmim duke qëndruar nëpër korridoret e partive maqedonase për të ulur çmimin e neociatave dhe për ta ndalur ëndrrën e shqiptarëve që të kenë një kryeministër shqiptar.Ali Ahmeti , ky fitues i përhershëm ishte i vetëm mes stuhisë politike dhe kundërshtarëve që i mundi një nga një por më pas sërish ua hapi derën e bashkëpunimit përmes një tryeze shqiptare, por këtë derë e mbyllën avanturierët politikë që politikën e kuptojnë vetëm si një luks pushteti .
Ali Ahmeti ishte një fortesë , një barkikadë që vërtetoi edhe njëherë se nuk kalohet lehtë.Ai nuk u lëkund nga kjo kërkesë legjitime , që i barazon shqiptarët me maqedonasit si dy shoqëri që duhet të ecin paralelisht në shtetin e përbashkët multietnik dhe pa paragjykime .Dhe tani kjo ëndërr u realizua dhe shqiptarët po shijojnë frytet e këtij qëllimi të madh .