Enes Ibrahim: Turqit janë “për” Maqedoni evropiane

Në kuadër të fushatës për referendumin, Partia e Lëvizjes së Turqve (PLT) mbajti tubim në Radovish. Masës ju drejtua Kryetari i PLT-së, deputeti Enes Ibrahim, si dhe nënkryetari i LSDM-së Bllagoj Bllagoj Boçvarski.

Marketing

Ibrahim theksoi se turqit në Maqedoni në gjithë momentet historike kanë qenë konstruktiv, duke bërë hapa të vërtetë për shtetin.

Ibrahim nuk dyshon se e njëjta do të ndodh më 30 shtator, pasi që ky është drejtimi i vetëm për një ardhmëri të ndritshme në integrimet evropiane. Sipas deputetit Ibrahim anëtarësimi në NATO dhe BE do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të Maqedonisë, ndërsa qytetarët do t’i gëzojnë të drejtat e a barabarta si të gjithë evropianët.

Karavani i TLP-së do të vazhdojë në tërë Maqedoninë dhe në mënyrë aktive do ta informojë popullin turk në Maqedoni për rëndësinë e 30 shtatorit, duke thirrur që në mënyrë masovike të marrin pjesë në referendum./

Marketing