Engel e porosit BE’në që t’i liberalizojë vizat për kosovarët sa më parë

Kongresisti Eliot L. Engel, njëherësh kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të certifikojë Planin e Liberalizimit të Vizave dhe të japë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Marketing

Në një letër dërguar presidentit të Komisioni Evropian, presidentit të Këshillit të Evropës, si dhe krerëve të 28 shteteve të Bashkimit Evropian, Engel ka kërkuar “plotësimin” e rekomandimit të Komisionit për të lejuar liberalizimin e vizave për kosovarët, me të njëjtat standarde që BE ia ka akorduar fqinjëve të Ballkanit.

Siç bëhet e ditur tutje, letra dy partiake u nënshkrua gjithashtu nga Komiteti i Çështjeve të Jashtme, përkatësisht republikani Michael McCaul, përcjell Telegrafi.

“Nëse do të trajtoheshin si qytetarë të çdo vendi tjetër të Ballkanit, kosovarët tashmë do të udhëtonin pa viza në zonën Shengen. Por, pamundësia për të dhënë liberalizimin e vizave duket se tregon se ka një standard të dytë që po zbatohet për popullin e Kosovës … Ne, pra, nxisim vendet anëtare të BE-së dhe Këshillin e BE-së që t’u përmbahen rekomandimeve të Parlamentit dhe Komisionit të BE-së, certifikoni përmbushjen e Planit të Liberalizimit të Vizave nga Kosova, dhe jepeni liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesë të mëtejshme”, thuhet të kenë shkruar ligjvënësit.