Eliot Engel letër admiralit James Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

ke serbe me Rusinë ishin të pakta”Pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Serbi, Partia Përparimtare serbe ndërmori hapa për të shtuar marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë, duke çuar në nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në nëntor të vitit 2013 … Stërvitjet e para ndonjëherë ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë, më emrin e koduar, SREM-2014, u zhvillua më vonë atë vit në Serbi, duke përfshirë më shumë se 400 forca ajrore ruse dhe serbe…. Në vitin 2014, Forcat e Armatosura Serbe organizuan një parakalim ushtarak për presidentin rus Vladimir Putin, duke lëvizur ia përshtatur datën e festës të këtyre forcave vizitës së presidenti Putin.Ritmi i stërvitjeve është rritur që nga viti 2014… Serbia mori një dhuratë prej gjashtë avionësh MiG-29 të përdorur rus në tetor të vitit 2017…. Serbia ka porositur katër helikopterë Mi-35 dhe planifikon të porosis Sistemet e raketave tokë-ajër Pancir S1. Serbia gjithashtu mori një dhuratë prej 30 tankesh T-72 dhe 30 automjeteve BRDM-2 nga Rusia në këtë kohë”, citon zoti Engel raportin e Departamentit të Mbrojtjes.Në letër zoti Engel shkruan se “Diplomatët e Shteteve të Bashkuara ka kohë që janë shprehur të pakënaqur me gatishmërinë e Beogradit për të kapërcyer kufirin midis Lindjes dhe Perëndimit. Serbia nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian, me gjithë kërkesat në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE dhe vazhdon të refuzojë një sërë përparësish të përbashkëta SHBA-BE”.Për më tepër, “Serbia me dëshirë refuzon të ndjekë anëtarësimin në NATO” sipas raportit të lartpërmendur të Departamentit të Mbrojtjes. Ish Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën (Hoyt Yee) në mënyrë të përmbledhur artikuloi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara rreth Serbisë duke thënë, ‘Vendet duhet të zgjedhin se cilën rrugë të ndjekin, pavarësisht se sa e vështirë do të ishte, vendi duhet të bëjë zgjedhjet e tij strategjike, të cilat duhet të jenë pjesë e politikës zyrtare … Ju nuk mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë. ”Zoti Engel thekson në letër mirëkuptimin për “shpresën” e admiralit që Serbia një ditë të bashkohet me NATO-n, “por ajo ditë nuk është afër. Dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian gjithashtu mbetet e mbyllur nëse nuk e njeh dhe nuk bën paqe me Kosovën. Prandaj, unë ju bëj thirrje që në komentet e ardhshme për Serbinë, ju më me kujdes të drejtpeshoni deklaratat tuaja në mënyrë që shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij alarmante me Moskën, të shprehen me saktësi”, shkruan Engel.

Marketing
Marketing