Engëll: Lëvizjet pozitive tregojnë se vendi po ecë në drejtimin e duhur

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e priti kongresistin amerikan, Eliot Engëll, kryetar i Komisionit për politikë të jashtme të Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së.

Marketing

Siç informoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, Xhaferi e uroi për marrjen e funksionit – kryesues me Komisionin për politikë të jashtme të Dhomës përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së dhe shprehi falënderim për kongresistin për rolin e tij të rëndësishëm, duke pasur parasysh se me praninë dhe angazhimin e tij ka dhënë kontribut të rëndësishëm në prosperitetin e rajonit dhe suksesin tonë në integrimin drejt NATO-s.

“Kryetari Xhaferi iu falënderua edhe për letrën me të cilën ai dhe kongresisti Majlëll Mekoll, iu drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, për mbështetje të vendit tonë në procesin e eurointegrimeve. Shteti ynë, nënvizoi Xhaferi, deri më tani, dhe në të ardhmen, SHBA-në e sheh si partneren më të rëndësishme strategjike e cila në vazhdimësi na mbështetë në çdo plan, jo vetëm ne, por tërë rajonin”, ceket në kumtesë.

Nga ana e tij, Engëll e theksoi rolin e trupave ligjdhënës në zhvillimin e vendeve të veta. Gjithashtu, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për anëtarësimin në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke uruar me atë rast për përcaktimin e shtetit tonë për zhvillimin e fqinjësisë së mirë dhe për guximin e treguar gjatë sjelljes së vendimeve të vërteta në drejtim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura.

“Lëvizjet pozitive që i shoh, vazhdoi Engëll, tregojnë për atë se Republika e Maqedonisë së Veriut po lëvizë në drejtimin e duhur. Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve janë në nivel më të lartë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdimisht e ndjekim linjën e epërme”, informoi shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Marketing