Eni Çobani tregon emocionin e puthjes së parë: Edhe sot e vizitojmë shpesh atë vend

Sa herë ndodh të jetë e ftuar në “Rudina”, Eni Çobani gjithmonë ndan me publikun, përveç profesionit, edhe sekrete e momente të tjera të jetës së saj. Edhe pasditen e sotme, juristja u është përgjigjur disa pyetjeve pikante nga publiku. Mes tyre, Eni është përgjigjur edhe për puthjen dhe vendin e puthjes së parë.

Puthjen e parë e kam dhënë në moshën 24 vjeç dhe më pas rezultoi që jemi bashkë pas 25 vitesh me bashkëshortin. Normalisht, ka qenë zgjedhja e duhur e jetës sime. Kam folur shpesh për Avenirin, por meqë më preku në një moment se kemi një vend ku është dhënë puthja e parë, ka qenë në Dajt, në një pemë e cila akoma dhe sot është dhe ne shpesh e vizitojmë dhe them që ka qenë një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Pastaj mos i krahasojmë me moshën sot. Sot mund të puthen shumë më herët dhe t’i kenë lidhjet më të hershme, por ne kur putheshim për herë të parë domethënë që do putheshim përjetë. Kisha mbaruar fakultetin, isha përcaktuar dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në kohën që jam njohur me Avenirin.

Rudina Magjistari: Si jeni njohur?

Marketing

Eni Çobani: Ne kemi një lidhje familjare dhe nëpërmjet një njohje të përbashkët në një takim familjar ngelën sytë, jo se unë nuk e pëlqeva si person, por nuk e mendoja si njeriun që do vazhdoja jetën. Ai me shumë qetësi dhe dashuri arriti që Enin ta fitonte.

Marketing