Eni Koçi ka treguar se cilat virtyte të Gencit i vlerëson më së shumti.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një prej çifteve më të komentuara të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Eni së fundi është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve, ku një prej tyre e pyeti se çfarë vlerëson më shumë tek mashkulli që ka në krahë.
“Hmm nga tja nis ma perpara. Sinqeritetin, intelektin dhe pasionin per arsimim dhe studim, mbeshtetjen e pafundme per cdo sipermarrje dhe angazhim timin, respektin që tregon gjithmonë, kujdesin maksimal për mua dhe gjthe njerezit qe na rrethojne, ka nje zemer te madhe qe do vetem te dhuroj miresi e buzeqeshje te cdo person (edhe tek ata qe si njeh fare) e shume e shume gjera qe nuk pershkruhen dot ketu”, shkruan Eni.