Enis Bardhi i treti për gjuajtje të lira

Enis Bardhi zë vend në mesin e yjeve botëror sa i përket ekzekutimit të gjuajtjeve të lira.

Marketing

Sipas një analize nga Squawka futbollisti shqiptar i Levantes, Bardhi renditet i treti si më i miri, vetëm pas Leo Messit dhe Neymarit.

Squawka ka zgjedhur top dhjetë ekzekutuesit më të mirë nga gjuajtjet e lira në bazë të shënimit të golave, dhe mesatares së konkretizimit nga gjuajtja e lirë.

Top dhjetë më të mirët janë këta:

10: Aleksandar Kolarov – Roma dhe Manchester City
Gola nga gjuajtja e lirë – 5
Mesatarja e konkretizimit: 12.20 për qind

9: Simone Verdi – Napoli dhe Bologna
Gola nga gjuajtja e lirë – 5
Mesatarja e konkretizimit: 12.82 për qind

8: Dries Mertens – Napoli
Gola nga gjuajtja e lirë – 5
Mesatarja e konkretizimit: 14.71 për qind

7. Angel Di Maria – PSG
Gola nga gjuajtja e lirë – 5
Mesatarja e konkretizimit: 17.86 për qind

7. Antoine Griezmann – Atletico Madrid
Gola nga gjuajtja e lirë – 5
Mesatarja e konkretizimit: 17.86 për qind

5. Coutinho – Liverpool dhe Barcelona
Gola nga gjuajtja e lirë – 5
Mesatarja e konkretizimit: 26.32 për qind

4. Nabil Fekir – Lyon
Gola nga gjuajtja e lirë – 6
Mesatarja e konkretizimit: 14.63 për qind

3. Enis Bardhi – Levante
Gola nga gjuajtja e lirë – 6
Mesatarja e konkretizimit: 17.14 për qind

2. Neymar – PSG dhe Barcelona
Gola nga gjuajtja e lirë – 9
Mesatarja e konkretizimit: 19.57 për qind

1. Leo Messi – Barcelona
Gola nga gjuajtja e lirë – 17
Mesatarja e konkretizimit: 12.78 për qind

Marketing