Enis Bardhi: Të japim 100% ndaj Ukrainës dhe të shijojmë çdo moment të lojës

Enis Bardhi, futbollist i Levantes në La Liga, aktualisht i grumbulluar në Europian me Maqedoninë e Veriut, në një intervistë theksoi se duhet dhënë gjithçka nga vetja ndaj Ukrainës, pa menduar për arritjet individuale. Nën drejtimin e Angelovskit, përveç Bardhit, luajnë edhe pesë shqiptarë të tjerë: Ademi, Alioski, Musliu, Bejtullai dhe Ferhan Hasani.

Marketing

Enis, pavarësisht rezultatit ndeshja debutuese ishte emocionuese…

Ndaj Austrisë ishte ndeshje me shumë emocione, ishim debutues dhe normalisht emocionet dhe euforia kishin rolin e tyre. U futën në takim shumë mirë, ishte pak e rëndë, me dyluftime të ashpra dhe fizike. Pavarësisht rezultatit, besoj që kemi zhvilluar një lojë të mirë. Austria është skuadër e fortë fizikisht, në 20 apo 15 minutat e fundit ramë pak. Është e natyrshme që kur bie fizikisht e humb përqendrimin.

Si e prisni ndeshjen me Ukrainën? Edhe pse është një emër i rëndësishëm, nuk ka lojtarë të mëdhenj në përbërje…

Në Europian nuk ka ndeshje të lehta apo kundërshtarë që mund t’i nënvlerësosh. Duhet të fokusohemi 100% në lojën tonë, të japim maksimumin, gjithçka qe kemi, dhe ta shijojmë çdo moment të lojës.

Sa shumë e kërkon Enis Bardhi një gol në Europian?

Nuk fokusohem shumë në këtë aspekt, ekipi është gjithmonë para gjërave individuale. Nëse mendon në këtë mënyrë, goli gjithmonë vjen. Kolektivi është më i rëndësishmi, shpresoj që pikë të marrim sa më shumë, kjo është gjithçka për mua.Top Channel

Marketing