Enti për statistikë i vendosur: Nuk ka shtyrje të regjistrimit të popullsisë!

Maqedonia e Veriut prej 19 vitesh nuk ka realizuar regjistrim, prandaj shtyrja e regjistrimit siç kërkon VMRO-DPNE, është e pa pranueshme, thotë për Europën e lirë, drejtori i Entit të Statistikës Apostol Simovski. Statistika e regjistron realitetin, nuk e krijon atë thotë Simovski, sipas të cilit çfarëdo regjistrimi të realizoni gjithmonë do të ketë të pa kënaqur. Ai shpreh bindjen se regjistrimi këtë vit do të realizohet dhe madje thotë se nuk i intereson fare nëse rezultati do ti pëlqejë apo jo dikujt, e aq më pak partive politike.

Marketing

Edhe po të vijnë ekspertët më me renome në botë që ta realizojnë regjistrimin dhe edhe regjistruesit nga gjithë bota ti mbledhim përsëri do të del dikush që nuk i pëlqejnë. Personalisht mua nuk do të më pëlqejnë rezultatet e regjistrimit pasi e di se do të kemi një zbrazëtirë të madhe të njerëzve që janë shpërngulur nga shtetit, ne nuk i kemi evidentuar. Do të jemi larg asaj se kemi rritje të popullsisë. Personalisht nuk do të jem i kënaqur nga kjo e dhënë por kjo nuk do të thotë se nuk do ta pranoj. Duhet ti hapim sytë dhe ta pranojmë realitetin që e kemi. Statistika nuk e krijon por e regjistron realitetin. Jam i sigurt se shumkujt nuk do ti pëlqejnë rezultatet e regjistrimit por nuk më intereson. Bukfalisht nuk më intereson nëse dikujt e sidomos partive politike nuk ju pëlqejnë rezultatet. Me rëndësi është të sigurojmë bazë të shëndoshë për ne që jemi këtu dhe për ata që duhet ta planifikojnë zhvillimin e shtetit në drejtim pozitiv, regjistrimi është politizuar në këtë shtet edhe shumë më herët, që në kohën e ish Jugosllavisë, ka thënë Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikës.

Marketing