Enti Shtetëror për Revizion në prag të bllokadës?!

Mospasja e marrëveshjes për kërkesën e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që deputetët e tyre të shpërndahen në organet kuvendore, përsëri ishte shkak për anulimin e seancave të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, i cili mes tjerash, duhej që të vendosë për vendin e revizorit kryesor, por edhe për ASHMAA-në, RTVM-në, Drejtorinë për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe pika të tjera.

Marketing

Enti Shtetëror për Revizion përballet me bllokadë nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet revizori kryesor shtetëror.
Muhamed Zekiri nga LSDM-ja kërkoi që gjashtë seancat e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot të anulohen për shkak të asaj se koordinatorët e grupeve parlamentare nuk kishin arritur marrëveshje për shpërndarjen e komisioneve.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski tha se do të ishte joparimore që të mos e pranojë kërkesën e LSDM-së. Paralajmëroi edhe se në komisionin të cilin e kryeson asnjë nuk mund të sigurojë shumicën.
“Edhe një herë do të japim mundësi që koordinatorët të bisedojnë”, tha Dimovski.

Marketing