Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika nëpërmjet një njoftimi njoftoi se i demanton deklaratat kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se Enti Shtetëror për Statistika fabrikon raporte me porosi nga Qeveria.

“Enti Shtetëror për Statistika është institucion profesional dhe i pavarur, që është vlerësohet dhe vëzhgohet nga ‘Eurostat’”, shprehen nga ESHS-ja duke shtuar se për shkak të shpifjeve do të paditen Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja.

Nga ESHS thonë se sipas praktikës ndërkombëtare dhe sipas përvojës, aktivitetet zgjedhore dhe të regjistrimit të popullsisë nuk mund të zhvillohen në mënyrë paralele.

“ESHS do të dorëzojë propozim deri te Ministria e Drejtësisë, që është propozues zyrtar i regjistrimit të popullsisë, që periudhën e zbatimit të regjistrimit ta prolongojë për vitin 2021 ndërsa Ligji për regjistrimin e popullsisë të formohet para formimit të Qeverisë teknike”, shprehen nga ESHS.