Enver Maliqi konsull nderi në shtetet Meksikane nga Maqedonia Veriut

Enver Maliqi sot në mënyrë solemne mori detyrën si konsull nderi i shteteve Meksikane nga Maqedonia e Veriut. Maliqi do të punojë në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe do të realizojë aktivitete të ndryshme në disa sfera.

Marketing

Në këtë hapje ishte i pranishëm ambasadori meksikan Garsia Blanko, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitor dhe shumë figura të tjera të politikës.

Maliqi dhe ambasadori meksikan Garsija Blanko ranë dakord se do të angazhohen për marrëdhënie të mira bilaterale midis dy vendeve.

Marketing