Epidemia e fruthit, 100 të prekur brenda javës

Mbi 100 raste të reja me fruth janë paraqitur brenda javës së kaluar në Qendrat e Shëndetit Publik në 20 qytete. Nuk ka viktima të reja si pasojë e fruthit, ndërkaq raporti i javor i Institutit të Shëndetit Publik, flet se më të prekur janë moshat madhore. Mbi 70% e personave të prekur nga fruthi që janë mbi 20 vjeç, si dhe 99% e fëmijëve të prekur nga mosha 0-3 vjeç kanë rezultuar të pa vaksinuar.

“Sa i përket moshës së të prekurve, shumica e rasteve janë persona të rritur, d.m.th vazhdon tendenca e prekjes nga fruthi të personave në moshë më të madhe. Gati 40% e të prekurve janë mbi moshën 30 vjeç, nëse i numërojmë këtu edhe ato nga 20-29 vjeç atëherë kjo përqindje shkon në mbi 50. 38% janë mosha nga zero deri në 4 vjeç ndërsa të tjerët janë të moshave të ndërmjetme. Numri më i madh janë me verifikim laboratorik, rreth 50% tjerët janë më së shumti me lidhje epidemiologjike dhe nga të tjerë vetëm me pasqyrë klinike”, tha Gordana Kuzmanovska, Epidemiologe.

Rastet më të shpeshta të të prekurve nga fruthi janë nga kryeqyteti ndërkaq numër i lartë është regjistruar edhe në disa qytete të tjera. Gjatë javës së shkuar, epidemi të fruthit shpalli edhe Struga dhe Kërçova.