Epidemia e fruthit, mbi 800 fëmijë pranuan vaksinën MRP

Ka vazhduar edhe sot vaksinimi i fëmijëve kundër epidemisë se Fruthit. Pas shpalljes së epidemisë qytetarët kanë vërshuar pikat ku bëhet vaksinimi dhe vetëm në dy ditët e fundit siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer mbi 800 vaksinime. Disa nga prindërit e anketuar thonë se deri më tani kanë hezituar të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të dyshimeve rreth cilësisë së dobët të vaksinave.

Marketing

“Normal për shkak se doli epidemia e fruthit. Ne e kemi shtyrë këtë vaksinë, le të kaloje edhe pak kohë, të vijnë vaksina më të mira sepse kishte shumë thashetheme që qarkullonin se vaksinat nuk janë të mira, por tash si doli epidemia thamë të shpejtojmë që të mos kemi probleme”, theksoi Visar Vishku.

“Unë kam vendosur kohë më parë ta vaksinoj por për shkak se fëmija ishte pak pa qejf dhe me viruse dhe për atë jemi vonuar pak.1.39 Po duhet të vaksinohet për shkak të epidemisë por pak po bëhet pa rend dhe nuk është ashtu siç duhet sepse kur shpallet epidemi duhet që në grupe të vaksinohen, sepse kështu në këtë mënyrë po bëhet turmë njerëzish, frikë panik”- u shpreh një nga qytetarët e anketuar.

Ministria e Shëndetësisë apelon që prindërit t’i kontrollojnë fëmijët për simptoma të mundshme të fruthit. Ndërkohë nga ky dikaster theksojnë se deri më tani nuk ka raste të reja të fruthit, me përjashtim të një rasti për të cilin pritet vërtetimi laboratorik. Ndërsa njoftojnë se pikat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë uikendit.

Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek qytetarët të cilët dyshojnë së fëmijët e tyre kanë simptomat e fruthit, të njëjtit mund t’i dërgojnë në spitalin e qytetit “8 Shtatori” ose në Klinikën për sëmundje infektive”- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për prindërit që edhe më tej dyshojnë në cilësinë e vaksinës sipas Ministrisë së Shëndetësisë ata do të mund vet të verifikojnë vaksinën dhe afatin e skadimit, para se fëmija i tyre të vaksinohet. Nga ana tjetër Shoqata e Pediatërve në vend bën thirrje për vaksinim. Nga kjo Shoqatë apelojnë që të gjithë fëmijët të vaksinohen, pasi sipas tyre vaksinimi ndikon në uljen e rrezikut nga përhapja e fruthit.

Marketing