Epidemia e fruthit, regjistrohen 13 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë identifikuar 13 raste të reja të të sëmurëve nga fruthi… 7 persona aktualisht janë shtruar në spital, të tjerët shërohen në kushte shtëpiake.

Marketing

Një fëmijë 1 vjeç nga Tetova është në gjendje të rëndë dhe gjendet në mjekim intensiv.

Dy fëmijë të tjerë janë në gjendje stabile. Të gjithë fëmijët kanë qenë të pavaksinuar.
4 prej të sëmurëve janë të moshës madhore nga Shkupi dhe Velesi.

Mes tyre është edhe një 37-vjeçare në gjendje të rëndë.
Në Klinikën Infektive për momentin gjenden 21 pacientë me fruth, 14 prej të cilëve janë fëmijë nën moshën njëvjeçare.