Epidemiologu kryesor amerikan jep ‘parashikimin e madh’ – tregon se kur bota do të ‘heqë qafe’ coronavirusin

Bota mund të arrijë në pikën kur ne nuk kemi pse të shqetësohemi për COVID-19 brenda “vitit të ardhshëm deri në një vit e gjysmë nga sot”.

Marketing

Kështu së paku, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mendon eksperti më i lartë të sëmundjeve infektive të Amerikës.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se frika rreth virusit mund të përfundojë brenda vitit të ardhshëm nëse zhvillimet e vaksinave vazhdojnë të ecin mirë.

Duke folur gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë të realizuar nga Universiteti Georgetown, ai tha se përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë janë në një “nivel mjaft të mirë”.

“Asnjë vaksinë nuk do të jetë 100 për qind mbrojtëse”, citohet të ketë thënë ai.

“Ajo që shpresojmë është se – me kombinimin e njerëzve që tashmë janë ekspozuar dhe një vaksinë që është diku nga 70-75 për qind mbrojtëse – do të ketë imunitet të mjaftueshëm”.

“Shpresojmë që ajo kohë do të jetë e arsyeshme së shpejti … brenda vitit tjetër – rreth një vit e gjysmë”.

Sipas news.com.au, një studim prej 30,000 personash do të fillojë në fund të korrikut për të përcaktuar nëse vaksina mund të parandalojë infeksionin.

“Nëse gjërat funksionojnë ashtu siç shpresojmë ata, unë mendoj se deri në fund të këtij viti dhe fillimin e vitit kalendarik 2021, ne do të kemi informata të mjaftueshme për të ditur nëse kandidatët me të cilët po merremi janë të sigurt dhe efektivë”, ka thënë ndër tjerash Dr. Fauci.

Marketing