Era apo Roberti? Nora Istrefi befason me përgjigjen

Nora Istrefi është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut

Marketing

Përveç muzikës që bën, Nora njihet edhe për dukjen e saj atraktive të cilës këngëtarja i kujton mjaft kujdes.

Ajo ka qenë e ftuar në një emision televiziv në të cilin i janë bërë pyetje të ndryshme ku këngëtarja është dashur të zgjedhë kë e pëlqen më shumë nga kolegët e saj.

Nora kishte shumë vështirësi të bëj zgjedhje midis personave këtë javë, e njëra nga pyetjet më të sikletshme ishte ajo ‘Era apo Roberti’.

“Erën, se e kom motër”, ka thënë Nora në Mirage.

Nora së fundmi ka publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria, Irkenc Hyka.

“Jena nda” mban titullin bashkëpunimi i dy artistëve, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku dhe vetëm pak ditë nga publikimi ka marrë me mijëra klikime në Youtube.

Marketing