Era shkatërron shtëpitë në Gramsh, 6 familje në qiell të hapur

Tre shtëpi raportohet se janë shkatërruar si pasojë e erës e fuqishme, e cila ka kapluar disa zona në qytetin e Gramshit.

Gazetari i “BalkanWeb”, Shkëlzen Henkoja raporton se gjashtë familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi mbrëmjen e djeshme era e fuqishme ka shkatërruar tre shtëpi dykatëshe.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe këtë të diel, vendi ynë ka qenë i “mbërthyer” nga erërat e forta dhe temperaturat e ulëta, situatë kjo që ka shkaktuar probleme në shumë qytete e fshatra.

Sakaq, gjashtë familjet Merzheku e Basha në fshatrat Grazhdan e Gribë janë aktualisht pa kulm mbi kokë, pasi era iu mori gjithçka.